Energjia dhe ushqimet bazë/ Rama takon Erdogan: Projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Turqi është takuar me Presidentin Tayip Erdogan. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, i cili thotë se takimi vëllazëror ka në fokus projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha, atë të garantimit të energjisë elektrike dhe lëndëve ushqimore bazë.
“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Kreu i qeverisë mbërriti më 9 gusht në Konya, me ftesë të Presidentit Tayip Erdogan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islam.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




