Energjia elektrike, nuk ndalen çmimet

Çmimet në tregun e importit të energjisë elektrike vazhdojnë rritjen e paprecedent. Ky është një prej njoftimeve të fundit të autoriteteve zyrtare të furnizimit me energji elektrike nga linja 35 kilovolt, që iu është dërguar bizneseve në fund të këtij viti.
Çmimet e energjisë gati u trefishuan në tregun e lirë. Enti Rregullator i Energjisë miratoi një çmim rreth 33 lekë për këh për llogari të
Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (pjesë e OSHEE Group), tarifë e cila shërben për të llogaritur faturat për ata që janë furnizohen nga kompania publike me çmime tregu, pasi ende nuk kanë një furnizues privat.
Tarifa e tetorit është një rekord i ri sa i takon çmimeve të energjisë në vend. Nga nisja e procesit të liberalizmit të tregut të energjisë në shkurt 2018, ky është çmimi më i lartë me të cilën u sigurua energjia.
Kriza globale e energjisë u krijua nga një sërë faktorësh duke nisur nga rritja e konsumit. Deri më 15 prill 2022 vendi është në emergjencë të furnizimit me energji dhe kompania e gjenerimit dhe ajo e shpërndarjes po rakordojnë nevojën për energji dhe plotësimin e konsumit në mënyrë ditore. Në 29 dhjetor Enti Rregullator i Energjisë do të marrë në shqyrtim edhe aplikimet e kompanive publike, përkasjtuar KESH sha për tarifat e reja të energjisë elektrike. Nga 1 janari 7358 biznese do të blejnë më shtrenjtë.
Edhe pse ka më shumë se tre vite që bizneset duhet të mendonin për të zgjidhur problemet që vijnë nga liberalizimi i tregut të shitjes së energjisë elektrike, ato janë alarmuar pas njoftimit që kanë marrë nga autoritetet se nga 1 janari 2022 do të duhet ta sigurojnë të vetëm energjinë. Bizneset, që janë të lidhur kryesisht në 20 kilovolt, deri më tani e kanë marrë këtë energji nga OSHEE me një çmim nga 11 lekë/këh deri 12.65 lekë/kwh në pik.
Çmimi aktual me të cilën Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (që do të furnizojë ato biznese që nuk gjejnë furnizues privat për dy vjet) është gati tre herë më i lartë se çmimi i sotëm në tregun e rregulluar.
Ndërkohë çmimet në Bursën e Hungarisë janë ende në nivele të “çmendura. Për këtë javë një 1Megavat energji u shit mesatarisht me 420 euro ndërkohë që në çmimi në pik varion nga 475 euro ndërkohë në 515 euro/MWh. Në këto kushte asnjë nga operatorët që importojnë dhe shesin energji nuk ka asnjë zgjidhje alternative për të mbatur në këtë nivel apo për të ulur çmimin e energjisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




