Energoatom: Rusët janë larguar nga Cernobili me doza të konsiderueshme rrezatimi bërthamor

Botë | 5 vite më parë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike po heton pretendimet e ngritura nga Ukraina se ushtarët rusë të cilët kishin pushtuar centralin bërthamor të Cernobilit janë larguar që andej me doza të konsiderueshme rrezatimi.  Agjencia u shpreh se nuk mund ti konfirmonte pretendimet e kompanisë shtetërore ukrainase të energjisë Energoatom dhe po kërkonte një vlerësim të pavarur. Agjencia e Ukrainës e cila është përgjegjëse për zonën e përjashtimit të Cernobilit, publikoi një përditësim në orët e vona të së entjes ku konfirmoi se trupat ruse ishin larguar nga centrali bërthamor. 

Energoatom shtoi se rusët kishin germuar llogore në pyjet jashtë zonës së përjashtimit në dhe se trupat ishin alarmuar nga shenjat e para të sëmundjes të cilat kishin filluar të shfaqeshin shumë shpejt dhe filluan të përgatiteshin për tu larguar. “Pra nuk është e habitshme që pushtuesit kanë marrë doza të konsiderueshme të rrezatimit dhe janë alarmuar me shenjat e para të sëmundjes” theksoi Energoatom. 
Ndërkohë Agnecia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se nuk ka mundur të konfirmojë raportimet se trupat ruse kishin marrë doza të larta rrezatimi dhe, përmes një deklarate të publikuar të enjten,  kërkoi më shumë informacion për të vlerësuar në mënyrë të pavarur situatën. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme