Enkilejda Carja, kampione e trefishtë e Europës

Enkilejda Carja vazhdon të shkëlqejë në peshëngritje për femra, teksa në Kisinau të Moldavisë pikërisht në Kampionatin Europian të moshës 15-17 vjeç ka marrë tre medalje të arta. Carja ka konkurruar në peshën deri në 59 kilogram, ndërsa arriti të zinte vendin e parë duke qenë në dygarësh 21 kilogram më shumë se sa vendi i dytë. Në shkëputje, Carja mori medaljen e artë me 84 kilogram. Në shtytje ngriti 100 kilogram e përsëri vendi i parë, kurse në dygarësh 184 kilogram dhe vendi i parë.
Për Carjen ky nuk është suksesi i parë. Në të njëjtin kampionat vitin e kaluar ishte tre herë medaliste e bronztë. Po kështu në prill në Kampionatin Botëror të moshës deri në 17 vjeç ajo përsëri ishte e bronztë. Dhe tanimë shpërthimi erdhi në Europianin e Moldavisë, tre herë Kampione Europe. Shqipëria prêt të ketë të tjera medalje ditën e mërkurë me Samuel Rrasën për të vijuar në fund të korrikut në Europianin e moshës 20-23 vjeç me Ertian Kofshën në Rumani.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




