Erdoani akuzon BE-në: Po tenton të distancohet nga Turqia

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (o. Recep Tayyip Erdogan), ka akuzuar Bashkimin Evropian se po distancohet nga Turqia.

Presidenti Erdoan kishte marrë një premtim nga Brukseli se bisedimet për anëtarësim – që fillimisht kishin nisur më 2005 – do të ringjalleshin në këmbim të heqjes së bllokadës së Ankarasë për pranimin e Suedisë në NATO.

“BE-ja po tenton ta distancojë veten nga ne. Ne do të bëjmë vlerësimin e situatës dhe ne po ashtu mund të marrim një drejtim tjetër”, tha ai.

Më herët gjatë këtij muaji, komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhei (o. Varhelyi), vizitoi Turqinë. Gjatë kësaj vizite ai tha se përderisa anëtarësimi ka “një potencial të madh”, blloku evropian kërkon që të shohë veprime të Turqisë sa i përket çështjes për të drejtat e njeriut para se të rinisin bisedimet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme