Erdogan kërcënon hapur Greqinë: Nëse shkoni shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë!

Mes tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar Athinën, duke i kërkuar të mos shkojë “shumë larg” pasi në të kundërt do të paguaj çmim të rëndë. Duke iu referuar disfatës së trupave greke në 1922, Erdogan i kërkoi Greqisë të mos harrojë “Izmirin”.
“Turqia është aktualisht në vendin e dytë për nga zhvillimi. E dini, kur thonë ‘turq të çmendur’, turqit e çmendur vazhdojnë rrugën e tyre të zhvillimit. O Helen, shiko historinë, kthehu në histori, po të shkosh shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë. Ne kemi një propozim për Greqinë, mos harroni Izmirin”, tha Erdogan.
Presidenti Erdogan tha se pushtimi i ishujve të Egjeut nga Athina ‘nuk është shqetësimi ynë’, duke shtuar: “Kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Siç themi, krejt papritur, mund të vijmë brenda natës.”/ Anadolu Agency
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




