Erdogan kritika Greqisë: Qasja ndaj emigrantëve ka arritur nivele brutale, Perëndimi tregohet indiferent

Gjatë konferencës së juridiksioneve kushtetuese të botës islamike mbajtur në Stamboll, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u shpreh se përqasja e Greqisë ndaj emigrantëve kishte arritur në nivele brutale, ndërsa akuzon vendet perëndimore për indiferentizëm ndaj asaj qe e quajti mizori të Greqisë.
“Sjellja e fqinjit tonë perëndimore, Greqisë, ndaj emigrantëve ka arritur tashmë nivelin e brutalitetit. Për fat të keq, vendet perëndimore nuk po i përgjigjen këtij brutaliteti”, tha Erdogan.
Në mënyrë të përsëritur, Turqia ka dënuar atë që e cilëson “praktikë joligjore të Greqisë” për kthimin e azilkërkuesve, duke e konsideruar atë shkelje të vlerave humanitare dhe ligjit ndërkombëtar, pasi rrezikon jetët e emigrantëve, mes të cilëve janë gra dhe fëmijë.
Ankaraja ka akuzuar Greqinë për kthim masiv të emigrantëve, deportime dhe mohimin e procedurave të azilit për emigrantët. Erdogan gjithashtu kritikoi perëndimin për mungesë sinqeriteti dhe për hipokrizi për sa u përket çështjeve të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe sigurisë.
Ai tha se vendet perëndimore dhe disa institucione që iu mbyllin derën emigrantëve tregojnë nivele të larta tolerance për grupin terrorist të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe lëvizjes së klerikut Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrim të grupit të dështuar të shtetit në vitin 2016.
Gjatë viteve të fundit, qindra mijëra emigrantë kanë ndërmarrë rrugën e shkurtër por të rrezikshme për të përshkruar Egjeun për të arritur në veri dhe perëndim të Europës në kërkim të një jete më të mirë. Qindra prej tyre kanë humbur jetën në det për shkak se varkat me të cilat udhëtonin ishin fundosur.
Turqia dhe Greqia janë pika kyçe tranziti për emigrantët që duan të shkojnë në Europë, duke iu larguar luftës dhe persekutimit në vendet e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



