Erdogan: Nuk kemi marrë ende vendim rreth kërkesës së talebanëve mbi aeroportin

Botë | 5 vite më parë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se talebanët i kanë kërkuar Ankarasë të marrë nën kontroll funksionimin e aeroportit të Kabulit, por mbi këtë çështje nuk është marrë ende një vendim. Zoti Erdogan i bëri komentet në një konferencë shtypi në aeroportin Ataturk të Stambollit, përpara se të nisej për një udhëtim drejt Bosnjes. Presidenti turk shtoi se vendimi do të merret pasi të behet e qartë se cila do të jetë administrata e re e Afganistanit.

Sipas zotit Erdogan takimi me talebanët, që kishte zgjatur më shumë se tre orë, ishte zhvilluar në ambasadën turke në Kabul, por ai nuk dha detaje rreth kohës se kur ishte mbajtur takimi.

“Nëse do të jetë e nevojshme, ne do të zhvillojmë sërish takime të tilla“, tha zoti Erdogan.

Presidenti turk bëri të ditur gjithashtu se evakuimi i trupave turke nga Kabuli, i cili kishte nisur të mërkurën, ishte ende në vazhdim. Ai dënoi njëkohësisht sulmet e së enjtes pranë aeroportit në Kabulit. Mundësia që Turqia të administrojë Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai pas tërheqjes së trupave të NATO-s, u hodh për herë të parë në qershor, por ajo u duk si një çështje e mbyllur pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme