Erdogani bisedon në telefon me Zelenskin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelensky me të cilin ka diskutuar situatën në Ukrianë si dhe negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas njoftimit të presidencës turke, Erdogani i tha Zelenskin se gjatë samitit të udhëheqëve të NATOs që u mbajt në Bruksel, ai kishte theksuar mbështetjen e Turqisë për integritetin e Ukrinaës. Presidenti turk gjithashtu bëri të ditur se u kishte folur pjesëmarrësve në samit për politikën aktive dhe me parime të Turqisë si dhe përpjekjeve të saj diplomatike për ndërmjetësimin e një dakordësie mes palëve. “Turqia po ndihmon sa mundet në këtë process” mësohet ti ketë thënë Erdoan zelenskit.
Mëngjesin e së premtes. Presideti turk u shpreh se do të zhvillonte një bisedë telefonike me Zelenskin dhe presidentin rus Vladimir Putin për t’i informuar rreth diskutimeve të samitit të jashtëzakonshëm të NATOs. “Ndoshta do të flas me Putin këtë fundjavë ose në fillim të javës tjetër” raportohet të ketë thënë Erdgoani sipas agjencisë së lajmeve Anadaolu Agency. “Ndërsa do të vlerësojmë takimet gjatë samitit të NATOs do t’i them atij se tani duhet të bëhet arkitekt i një hapi që duhet marrë drejt paqes. Duhet të gjejmë një mënyrë për t’i dhënë fund gjithë kësaj, duke i sugjeruar atij të ndërmarrë një dalje me nder” theksoi presidenti turk.
Moska dhe Kievi ishin pranë një marrëveshjeje për katër çështje, përfshi neutralitetin e Ukrainës, çarmatimin e pjesshëm, garancitë e sigurisë si dhe përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë, raportohet t’i ketë thënë Erdogan gazetarëve gjatë kthimin nga Belgjika për në Turqi. Por, theksoi ai, kërkesat ruse për statusin e ardhshëm të Krimesë dhe Donbasit vijojnë të jenë mosmarrëveshjet më të rëndësishme në negociatat mes dy palëve.
Javën e shkuar, presidenti Turk ofroi sërish që t’i mblidhte Putin dhe Zelenskin në Turqi për të diskutuar në lidhje me vendimet përfundimtare mbi këto çështje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




