Eriksen dhe Manchester United: Askush nuk më ka thënë të largohem

Angli | 2 vite më parë

I konsideruar prej kohësh si një nga tepricat e Manchester United, Christian Eriksen është në fakt ende pjesë e ekipit të trajnerit Erik ten Hag. Mesfushori danez bëri një bilanc të situatës së tij kur foli për mediat pas 7-0 ndaj Barnsley në Kupën e Ligës: “Nëse do të më thoshin të largohesha, do të largohesha, por nuk i kam dëgjuar ta thonë këtë. Ndihem shumë rehat te United.

“Unë jam një njeri që më pëlqen të jem në një vend ku familja është e vendosur, ku mund të ndihem mirë dhe të luaj gjithmonë”, raportoi ai për Daily Mail.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme