Eriksen: Do kisha dashur të vazhdoja me Interin, nuk e prisja

Fjalët e para të Christian Eriksen si lojtar i Manchester United. Ja pjesët kryesore të intervistës së dhënë për faqen zyrtare: “Është diçka që nuk e prisja të vishja fanellën e kësaj skuadre, jam shumë i lumtur. Është e bukur, është e mrekullueshme të jesh këtu. Prania e Ten Hag ishte shumë e rëndësishme për zgjedhjen time. Kam folur me trajnerin në një mënyrë fantastike dhe ideale për mua. Është një klub me shumë histori. Shumë lojtarë të mëdhenj kanë qenë këtu. Unë jam këtu për të luajtur dhe për të provuar vlerën time. Dua të kthehem përsëri në krye. Shifra e skuadrës është shumë e lartë, ne duam të arrijmë majat në çdo garë që do të luajmë, duam të fitojmë diçka”.
“Doja të provoja diçka të re, kështu që vendosa të largohem nga Londra për të shkuar në Itali pas më shumë se shtatë vitesh shumë, shumë të mira. Fillimi ishte i vështirë, por në fund Interi ishte një vend shumë, shumë i mirë për të qenë. Projekti im ishte të respektoja kontratën time me Interin, por – siç thashë – gjeta kohë për të reflektuar dhe mirëpritur këdo që donte të më telefononte. Për fat, Thomas më thirri dhe unë isha i emocionuar që shkova tek Brentford për të parë se si do të shkonte”.
“Të mbyll karrierën te Manchester United? Nuk e di. Mendoj se kam lexuar diku se duhet të jesh 35 vjeç para se të tërhiqesh, kështu që unë do të jem 33 vjeç kur të skadojë kontrata, mund të luaj edhe disa vite të tjera. Asnjëherë nuk e dini se çfarë rezervon futbolli. Kupa e Botes? Meqenëse e bëra rehabilitimin vitin e kaluar, qëllimi dhe ëndrra ishte padyshim që të kthehesha në gjendje për Botërorin, tani më në fund ekziston kjo mundësi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




