Ernest Muçi: Nder që luajmë më Salah, në mesjavë duhet të përmbysim Ferencvaroshin!

Rajoni | 2 muaj më parë

Karriera e Ernest Muçit ka kaluar në një tjetër nivel tani që kolegu i tij i reaprtit është Momo Salah. Sulmuesi shqiptar në një prononcim për mediet turke ka pranuar se impakti i transferimit të egjiptianit në kampionatin turk është i madh.

“Salah është një lojtar i madh. Për të gjithë ne është një nder që luajmë përkrah tij. Kur nisi ky sezon kishim si synim që ta kthenim në një sezon të suksesshëm”, tha Muçi.

Një tjetër argument i prononcimit ishte dhe dueli i vështirë që pret Trabzonin në Hungari ku do të luajë takimin e kthimit me Ferencvaroshin. “Kemi si qëllim që të shkojmë atje për të fituar. Duhet që të kualifikohemi”, tha Muçi. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme