Ertian Kofsha, i nënti në shtytje

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Ertian Kofsha, për herë të parë në një garë ndërkombëtare me të rriturit, nuk ka shkuar më shumë se sa vendi i nëntë në stilin e shtytjes në peshën deri në 89 kilogram. Gjithçka ndodhi në Kampionatin Europian të Sofjes në Bullgari, ndërsa Kofsha ishte në Baterinë A, apo të atyre më të mirëve.

Në stilin e shkëputjes dështoi në të tria provat, teksa nuk ngriti 155 kilogram në provën e parë dhe 158 kilogram në të dy tentativat. Për rrjedhojë nuk ka mundur të renditet në dygarësh. Në stilin e shtytjes e nis mirë garën e tij, ndërsa realizon 185 kilogram. Por dështon në të dytën me 187 kilogram e më pas tërhiqet nga gara duke u klasifikuar i nënti.

Tanimë në garë për Shqipërinë kanë mbetur Erman Tabaku në peshën deri 96 kilogram dhe Albert Meta e Franko Ferra në peshën 109 kilogram, të tre në Baterinë B. Dhe i gjithë suksesi i peshëngritjes shqiptare në këtë Europian mbeten tre medaljet e argjendta të Kristi Ramadanit dhe Erkand Qerimajt në peshën deri në 81 kilogram.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme