Ervin Salianji: PS nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme Presidentin

Pak pasi kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj i dërgoi një dokument tre grupeve parlamentare për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, ka reaguar dhe deputeti Ervin Salianji. Ky i fundit me një mesazh në Facebook shkruan se grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka një vendim lidhur me kriteret apo mënyrën se si duhet të zhvillohet procesi i negociatave.
Salianji thekson se Partia Socialiste nuk e ka legjimitetin për ta zgjedhur Presidentin e vetme. Për këtë arsye, shton ai, i takon Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar që të thërrasë në mbledhje të përbashkët gjithë deputetet opozitarë lidhur me këtë proces.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka një vendim të dakortësuar për kriteret apo mënyrën se si duhet të zhvillohet proçesi i negociatave! Deputetë të pranishëm në takimin e kaluar më konfirmojnë që në atë takim shumica e të pranishmëve e ka rrëzuar kriterin që Presideni i Republikës nuk duhet të jetë politik!
Gjithë opozita ka një pikë përbashkuese : PSSh nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, për këtë arsye i takon Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar të thërrasë në mbledhje të përbashkët gjithë deputetet opozitarë për të dakortësuar qëndrimin për kriteret por dhe personalitetet që mund të gjejnë konsensus të gjerë!”, shkruan Salianji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




