Escobar: Marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë po rriten më shpejt se me çdo vend tjetër në rajon

Politikë | 5 vite më parë

Shqipëria mbetet një prej aleateve më besnike dhe të rëndësishme në rajon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky qëndrim i Uashingtonit u përsërit këtë të mërkurë nga zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar. Zyrtari i DASH vlerësoi marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve në një intervistë për Zërin e Amerikës

“Marrëdhëniet tona në të gjitha aspektet, politike, strategjike, ushtarake dhe madje edhe ekonomike po rriten më shpejt se çdo marrëdhënie tjetër në rajon. Ne duam ta mbajmë të tillë. Por ne shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se Shqipëria ka një të ardhme shumë të ndritur përpara, nëse vazhdon në rrugën që po ecën, që është një orientim i fortë euroatlantik”, tha ai.

Sa i takon integrimit në BE, Escobar u shpreh se Shqipëria meriton të bëhet anëtare e unionit.

“Unë shpresoj që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në një kohë të shkurtër, pasi ka bërë shumë në këtë drejtim. Është vend evropian nga aspekti kulturor, ekonomik dhe historik. Dhe argumenti ynë për ato pak vende të Bashkimit Evropian që janë skeptikë, është se nëse marrin si shembull përvojën tone amerikane me Shqipërinë dhe NATO-n, ata duhet ta dinë që Shqipëria do të jetë një anëtare e vlefshme dhe konstruktive, sepse e ka dëshmuar këtë në NATO”, deklaroi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme