Escobar: SHBA mbështet integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat Euro-Atlantike!

Duke folur në Senatin amerikan për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, Zv.Ndihmës Sekretari i SHBA Gabriel Escobar tha se SHBA mbështet integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat Euro-Atlantike. Ai u shpreh se një Ballkan i integruar në Europë e bën Partneritetin Transatlantik më të fortë.
“Një Europë e lirë, e plotë, e begatë dhe në paqe mbetet në interesin jetik të Shteteve të Bashkuara dhe në thelb të politikës sonë. Ballkani Perëndimor është në qendër të këtij vizioni, megjithëse potenciali i tij ështe ende i papërmbushur. Administrata Biden është e ndërgjegjshme për këtë sfidë dhe mbetet e përkushtuar ndaj këtij rajoni, i cili është pjesë e pandashme e Europës nga ana historike, politike, kulturore dhe gjeografike.
Angazhimi ynë i gjatë diplomatik mbështet integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat Euro-Atlantike. Një Ballkan më i fortë, i integruar në një Europë më të fortë, e bën Partneritetin Transatlantik më të fortë”, është shprehur Gabriel Escobar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




