Ethet e Nilit në Korçë- 72-vjeçari në gjendje të mirë, vijon hetimi epidemiologjik

Shëndet | 2 muaj më parë

Një 72-vjeçar nga Korça është rasti i parë i konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026 me infeksion nga Virusi i Nilit Perëndimor. I moshuari ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Korçës, në kujdesin e mjekëve, ku po merr trajtimin përkatës.

Mësohet se 72-vjeçari është pickuar nga një mushkonjë teksa qëndronte në lulishte dhe pas shfaqjes së simptomave ka kërkuar ndihmë mjekësore. Analizat konfirmuan infektimin me Ethet e Nilit Perëndimor, virus që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Burime pranë NJVKSH Korçë, bëjnë me dije se rasti është izoluar, pasi familjarët e të prekurit kanë rezultuar negativë në testime. Po ashtu bëhet me dije se pritet të mbërrijë në Korçë një grup pune nga Instituti i Shëndetit Publik, për të bërë verifikimet në terren dhe monitorimin e mushkonjave që mund të jenë bartëse të virusit.)

Në zonën ku është evidentuar rasti pritet të kryhen edhe procedura dezinfektimi, si masë parandaluese. Në Shqipëri, infeksioni nga Virusi i Nilit Perëndimor është dokumentuar edhe në vitet e mëparshme, me 107 raste të konfirmuara në vitin 2024 dhe dy raste në vitin 2025.

Gazetare: E. Fili  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme