Euroliga në RTSH: Barcelona e Monaco vendosin barazpeshën

Basketboll | 3 vite më parë

Barcelona rikthehet në lojë dhe mund Olympiakos, në ndeshjen e dytë të Euroligës, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH. Një fitore 77-69 për spanjollët që barazojnë 1-1 serinë e ndeshjeve. MVP, Jabari Parker me 24 pikë. Skuadrës greke nuk i mjaftuan 20 pikët e Peters.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Jordan Loyd shënoi 11 nga 15 pikët e tij në periudhën e fundit, duke përfshirë trepikëshin që e vulosi fitoren, dhe Monaco mundi Fenerbahcen 93 – 88 për të barazuar serinë e ndeshjeve në 1-1 në play-off të Euroligës. Seriali tani zhvendoset në Stamboll, ku Fenerbahçe do të presë ndeshjet numër 3 dhe 4.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme