Euroliga në RTSH: Maccabi befason Panathinaikosin

Playoff-et e Euroligës 2024 kanë nisur me bujë! Ndeshja e parë është një befasi pasi Maccabi mposhti Panathinaikos 87-91 përballë një turme të jashtëzakonshme në kryeqytetin grek, ku gjithçka erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH. Maccabi kryesoi 25-26 pas 10 minutash, më pas Luca Vildoza dhe Mathias Lessort lejuan Panathinaikos të merrte diferencën 50-42 në pjesën e parë.
Antonius Cleveland dhe James Webb e afruan Maccabin, 70-63, në fund të çerekut të tretë. Bonzie Colson goditi dy herë nga qendra dhe Lorenzo Brown shtoi një tjetër për epërsinë 77-81 të Maccabi.
Goditja e Kendrick Nunn e ktheu ndeshjen në një triller, 87-87, në minutën e fundit. Brown dhe Josh Nebo vulosën rezultatin. Colson kryesoi Maccabi-n me 18 pikë ndërsa Broën shtoi 16. Lessort kryesoi të gjithë pikëshënuesit me 22 pikë. Maccabi kryeson serinë 0-1!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




