Europiani, shansi i fundit për peshëngritjen

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, që ka nisur në Sofje të Bullgarisë dhe që vlen si garë kualifikuese për të arritur normën e përfaqësimit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, është më i rëndësishmi për shtangistët kuqezinj.

Gjithçka do ta nisë Briken Calja të enjten në peshën deri në 73 kilogram. Më pas të premten në peshën 81 kilogram do të jenë Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani. Më tej akoma, tashmë në peshën deri në 89 kilogram, të shtunën në pedanë do të jetë Ertian Kofsha. E diela sjell në peshën deri në 96 kilogram Ermand Tabaku. Dhe konkurrimin e kuqezinjve të hënën e mbyll Franko Ferra dhe Albert Meta, kjo në peshën 109 kilogram.

E ky Europian është mundësia e fundit për të arritur vajtjen në Paris, ndërsa të gjithë janë përgatitur për t’u ngjitur në podiumin e medaljeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme