Votimi për Eurovision 2025 mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose votimit online me pagesë në faqen zyrtare esc.vote.
Kur mund të votoni? esc.vote
- Gjysmëfinalja 1: Pas performancës së fundit – E martë, 13 maj, nga ora 00:00 deri në 21:00 CEST
- Gjysmëfinalja 2: Pas performancës së fundit – E enjte, 15 maj, nga ora 00:00 deri në 21:00 CEST
- Finalja e madhe: E shtunë, 17 maj, nga ora 00:00 deri në 21:00 CEST, përpara performancës së parë
Kush mund të votojë?
- Shikuesit nga vendet pjesëmarrëse mund të votojnë përmes SMS, thirrjeve telefonike, dhe votimit online me pagesë.
- Shikuesit nga vendet jo pjesëmarrëse (Rest of the World) mund të votojnë vetëm përmes votimit online me pagesë në esc.vote.
Metodat e votimit sipas vendeve
- Shqipëria: Voto me SMS duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës (01 deri në 15 në gjysmëfinale, 01 deri në 26 në finale). Çmimi për SMS: 120 ALL.
- Italia, Lituania, Malta, Luksemburgu, Ukraina, Suedia, Zvicra, Australia etj.: Voto vetëm online në esc.vote.
- Mbretëria e Bashkuar, Austria, Kroacia, Spanja, Serbia, Franca, Danimarka etj.: Voto përmes telefonit, SMS-së ose online në esc.vote.
Si funksionon platforma online esc.vote??
- Faqja automatikisht përshtat metodën e votimit sipas vendndodhjes tuaj.
- Mund të votoni deri në 20 herë për një këngë të vetme.
- Çmimi për çdo votë ndryshon sipas vendit – për Shqipërinë është 120 ALL për SMS.
- Votimi është i kufizuar në një transaksion për çdo periudhë votimi, edhe nëse nuk janë përdorur të gjitha 20 votat e mundshme.