Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës, finalja më 17 maj

Qyteti pritës i Eurovizion 2025 do të jetë Bazel në Zvicër, ndërsa arena do të jetë Shën Jakobshalle. Janë konfirmuar edhe datat kur do të zhvillohet Eurovision 2025, ku gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 13 maj, gjysmëfinalja e dytë më 15 maj, ndërsa finalja do të zhvillohet më 17 maj. Të tre shfaqjet live do të fillojnë në orën 21:00.
Kjo do të jetë hera e tretë që gara do të mbahet në Zvicër. Vendi gjithashtu priti Eurovizionin në vitet 1956 dhe 1989.
Katër qytete ishin në garën e qytetit pritës: Bazeli, Berna, Gjeneva dhe Zyrih.
Nemo nga Zvicra u kurorëzua fituesi i Eurovizionit të 68-të me këngën ” The Code”. Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, por pavarësisht një performance elektrizuese, nuk mundi të prekë finalen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




