Evazioni fiskal në media/ Rama: Janë denoncuar nga administrata tatimore! Prokuroria fle mbi dosje

Kryeministri Edi Rama ka sjellë sërish në vëmendje abuzimet në media për evazionin fiskal. Në një postim në rrjetin social Twitter Rama deklaron se administrata tatimore ka denoncuar prej kohësh abuzimet me evazionin fiskal dhe pastrimin e parave në Prokurorinë e Tiranës. Kreu i qeverisë akuzon Prokurorinë e Tiranës për neglizhencë duke i dhënë shkak mediave të prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën lajme të rreme, akuza të mëdha, kundër qeverisë.
“Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja!”, shkruan Rama.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




