Evërton shkarkon Rafa Benitez

Ka rezultuar fatale humbja e fundit e Evërtonit në Premier Ligë për Rafa Benitez. Të shtunën, skuadra e spanjollit është mundur 2-1 nga Noruiç në fushën e kësaj të fundit. Dhe për rrjedhojë, sikurse bëhet e ditur nga komunikata zyrtare e klubit, ish-trajneri i Napolit dhe Interit është shkarkuar nga drejtimi i bankinës së Evërtonit. Trajneri spanjoll e lë Evërtonin në vendin e gjashtëmbëdhjetë me 19 pikë vetëm gjashtë pikë larg zonës së rënies.
Në faqen zyrtare në internet të klubit të Evërtonit shkruhet nga ekipi i qytetit të Liverpulit: “Klubi i Futbollit të Evërtonit konfirmon shkarkimin e Rafael Benitez si trajner i ekipit të parë. Benitez, që është bërë pjesë e Evërtonit në qershor 2021, lë klubin në mënyrën të menjëhershme. Një azhornim për zëvendësuesin e tij do të jetë i komunikuar për të gjithë në një kohë të shpejtë”.
Në listën e emrave për drejtimin e Evërtonit janë Frenk Lampard, Uein Runi dhe ish-trajneri i kësaj skuadre Roberto Martinez. Ndeshja e radhës për Evërtonin do të jetë ndaj Aston Vilës të shtunën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




