F1 2022, Botërori i të rinjve

Formula 1 | 5 vite më parë

Rekord në botërorin e Formula 1. Katër garat e para janë fituar nga pilotë me moshën nën 25 vjeç. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Pas Imolas, bilanci i fitoreve është 2-2 midis Leclerc e Verstappen, duke e bërë këtë botëror të parin në histori, në të cilin 4 gara janë fituar nga pilotë nën moshën 25 vjeç, madje në rastin e këtyre dy pilotëe, janë 24 vjeç. Në të kaluarën ky rekord ishte thyer në 2005, kur Alonso fitoi 3 nga katër gara, e në 2011,  kur Vettel arriti të njëjtin rezultat.

Të dy ishin 23 vjeç në atë periudhë. Për herë të parë në historinë e F1, dy pilotë nga dy skuadra të ndryshme fitojnë nga dy gara. Është një fakt shumë domethënës, sepse në përgjithësi Çmimet e Mëdha janë fituar kryesisht nga një pilot, që ka dominuar sezonin. Të kesh katër fitore, me nga dy suksese nga dy ekipe të ndryshme, është tregues i një lufte të nivelit të lartë në këtë 2022 mes Ferrarit dhe Red Bull.

Për të konfirmuar, një tjetër të dhënë: për herë të parë që nga viti 1995, dy pilotë nga dy ekipe të ndryshme ndanë 4 fitoret e para. Në atë kohë ishte Michael Schumacher për Benetton dhe Damon Hill për Ëilliams. Fitorja e dy makinave Red Bull në Imola, është e para pas 110 Çmimesh të Mëdha, që nga Malajzia 2016.

Të gjitha fitoret e dyfishta në pistat italiane, kanë qenë të skuadrave të huaja. Në Monza 2007 McLaren, për të përfunduar me fitoren e fundit të Red Bull. Ndërsa sezonin e kaluar e vetmja skuadër e huaj që arriti fitore të dyfishtë, ishte McLaren në  Monza.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme