F1 2022, ja të gjithë pilotët e Botërorit

GP e parë e Kampionatit Botëror F1 2022 është vendosur në Bahrein më 20 mars. Ja të gjithë protagonistët, nga kampioni në fuqi i botës, holandezi Max Verstappen (Red Bull) deri tek Guanyu Zhou (Alfa Romeo). Pa harruar dyshen e Ferrarit të formuar nga Leclerc-Sainz dhe shtatë herë kampioni i botës Lewis Hamilton, i cili do të gjejë partnerin e tij të ri George Russell tek Mercedes.

Mick Schumacher ka lindur në Vufflens-Le-Chateau (Zvicër) më 22 mars 1999, me kombësi gjermane. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: Vendi i 19-të në 2021. Skuadra: Haas-Ferrari.

Nicholas Latifi ka lindur në Montreal (Kanada) më 29 qershor 1995. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i 17-ti në 2021. Skuadra: Williams-Mercedes.

Lance Stroll ka lindur në Montreal (Kanada) më 29 tetor 1998. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i 11-ti në 2020. Skuadra: Aston Martin-Mercedes.

Fernando Alonso lindi në Oviedo (Spanjë) më 29 korrik 1981. Pole Position: 22. GP të fituar: 32. Kampionatet botërore të fituara: 2 (2005, 2006). Skuadra: Alpine-Renault.

Lando Norris lindi në Bristol (Britania e Madhe) më 13 nëntor 1999. Pole position: 1. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i 6-ti në 2021. Skuadra: McLaren-Mercedes.

Sergio Perez ka lindur në Guadalajara (Meksikë) më 26 janar 1990. GP të fituar: 2. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: Vendi i katërt në 2020 dhe 2021. Skuadra: Red Bull-Honda.

Lewis Hamilton lindi në Stevenage (Britania e Madhe) më 7 janar 1985. Pole Position: 103. GP të fituar: 103. Kampionatet botërore të fituara: 7 (2008, 2014, 2015, 2018, 201 , 2020). Skuadra: Mercedes.

Kevin Magnussen ka lindur në Roskilde (Danimarkë) më 5 tetor 1992. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i 9-ti në 2018. Skuadra: Haas-Ferrari.

Valtteri Bottas ka lindur në Nastola (Finlandë) më 28 gusht 1989. Pole Position: 20. GP të fituar: 10. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i dyti në 2019 dhe 2020. Skuadra: Alfa Romeo- Ferrari.

Sebastian Vettel ka lindur në Heppenheim (Gjermani) më 3 korrik 1987. Pole Position: 57. GP të fituar: 53. Kampionate Botërore të fituar: 4 (2010, 2011, 2012, 2013). Skuadra: Aston Martin-Mercedes.

Pierre Gasly ka lindur në Rouen (Francë) më 7 shkurt 1996. GP të fituar: 1. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i 7-ti në 2019. Skuadra: AlphaTauri-Honda.

Daniel Ricciardo lindi në Perth (Australi) më 1 korrik 1989. Pole Position: 3. GP të fituar: 8. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i treti në 2014 dhe 2016. Skuadra: McLaren-Mercedes.

Carlos Sainz lindi në Madrid (Spanjë) më 1 shtator 1994. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i 5-ti në 2021. Skuadra: Ferrari.

George Russell ka lindur në King’s Lynn (Britania e Madhe) më 15 shkurt 1998. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i 15-ti në 2021. Skuadra: Mercedes.

Guanyu Zhou ka lindur në Shanghai (Kinë) më 30 maj 1999. Debutues në Formula 1. Skuadra: Alfa Romeo-Ferrari.

Alexander Albon lindi në Londër (Britania e Madhe) më 23 mars 1996, me kombësi tailandeze. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: Vendi i 7-të në 2020. Skuadra: Williams-Mercedes.

Yuki Tsunoda ka lindur në Sagamihara (Japoni) më 11 maj 2000. Arritja Vendimi e mirë në Kampionatin Botëror: i 14-ti në 2021. Skuadra: AlphaTauri-Honda.

Esteban Ocon ka lindur në Evreux (Francë) më 17 shtator 1996. GP të fituar: 1. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i 8-ti në 2017. Skuadra: Alpine-Renault.

Charles Leclerc lindi në Monte Carlo (Monako) më 16 tetor 1997. Pole Position: 9. GP të fituar: 2. Arritja më e mirë në Kampionatin Botëror: i 4-ti në 2019. Skuadra: Ferrari.

Max Verstappen ka lindur në Hasselt (Belgjikë) më 30 shtator 1997, me kombësi holandeze. Pole Position: 13. GP të fituar: 20. Kampionatet botërore të fituara: 1 (2021). Skuadra: Red Bull-Honda.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




