F1, Hamilton: Gati për të biseduar me Verstapen, por duhet respekt

Lewis Hamilton thotë se ai është gati të takojë Max Verstappen për të diskutuar se çfarë ndodhi në Çmimin e Madh të Britanisë. Një kontakt, ai që ndodhi në garën e së dielës, i cili hoqi holandezin nga loja, duke lejuar që i zoti i shtëpisë të triumfojë para audiencës së tij (megjithë penalltinë prej 10 sekondash). Një fundjavë makth për Red Bull që mund, megjithatë, të marrë frymë lehtësisht për gjendjen e pilotit të tij, i cili doli i padëmtuar nga përplasja e ashpër me barrierat.
“Unë jam gati të diskutoj me Maks, edhe nëse nuk e di se çfarë do t’i themi njëri-tjetrit”, tha Hamilton së fundmi. Duhet të ketë respekt në pistë, përndryshe mendoj se shpesh do të ketë aksidente të tjera si ai të dielës. Jam munduar të jem sa më i pastër, kam bërë çmos. Ai kaloi në hapësirën time dhe përfunduam në kontakt, unë isha mjaft i irrituar sepse duhet t’i bëjmë vend njëri-tjetrit ”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




