F1, Hamilton për të ardhmen: Do të jetë e vështirë tërheqja

E ardhmja e Leëis Hamilton është gjithmonë një temë e nxehtë. Javët e fundit u fol për një tërheqje të mundshme, por piloti i Mercedes u ka dhënë një përgjigje këtyre thashetheme, duke nënvizuar se si vendimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë, duke pasur parasysh se ai i pëlqen të garojë dhe të sfidojë kolegët e tij. “Unë dua të bëj atë që bëj”, shpjegoi gjashtë herë kampioni i botës në një intervistë në faqen zyrtare të Formula 1. “I dua sfidat, më pëlqen të dueloj siç bëra me Verstappen në Gjermani. Më pëlqen ta vëzhgoj atë në pasqyrë dhe gjithashtu të shoh se si nga ana tjetër ai e gjeti veten në betejë me Daniel Ricciardo. Më pëlqen sporti, aroma e garës, atmosfera në të cilën është mbështjellë. Do të jetë shumë e vështirë për të vendosur tërheqjen”, vazhdoi Hamilton.
“Sidoqoftë, mendoj se nuk ka respekt të mjaftueshëm për punën që bëjmë ne pilotët. Gjithçka që sjellim, për të qënë në gjendje për të marrë pjesë në F1 është e jashtëzakonshme, më pëlqen të jem pjesë e saj. Pavarësisht se jam më i vjetër se këta pilotë, përballja me ta më bën të ndihem më i ri, të paktën në shpirt. Jashtë kamerave jam akoma një djalë i ri. Kështu që unë do të vazhdoj të shtyj përpara dhe të mendoj për objektiva të reja”.
“Pas meje mendoj se kam ekipin më të mirë që mund të dëshiroja. Ndihem vazhdimisht I frymëzuar. Çdo vit kthehem në fabrikë dhe shoh këta djemë të jashtëzakonshëm, entuziastë dhe të përqëndruar në projektin e ri. Ju mund të mendoni se pas gjithë kësaj kohe së bashku mund të jemi mërzitur në një farë mënyre, por nuk është kështu. Ka mirëkuptim dhe harmoni të vërtetë brenda këtij ekipi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj tyre”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




