F1, marrëveshje me Singaporin deri në 2028

Formula 1 | 5 vite më parë

Formula 1 shikon përtej dhe vazhdon, nëse jo për të zgjeruar, për të forcuar kufijtë e saj. Sapo është arritur një marrëveshje me organizatorët e GP të Singaporit për të zhvilluar një garë në qytet-shtetin e Azisë Juglindore për shtatë sezone të tjera, duke përfshirë vitin 2028.

Nuk mund të flasim për një F1 që zgjeron kufijtë e saj, duke qenë se GP në Singapor u zhvillua nga 2008 në 2019: edicioni i fundit tre vjet më parë – i fituar nga Sebastian Vettel për triumfin e fundit të një Ferrari në F1 – para ndalesës për Covid.

Por sigurisht që është një F1 që punon për të forcuar kufijtë e saj, duke i garantuar vetes derën e hapur për një nga tregjet financiare më dinamike në botë. Duke qëndruar në statistika, piloti aktual gjerman i Aston Martin është më i suksesshmi në cirkuitin rrugor të arritur në zonën e Marina Bay: 5 fitore për Vettel, një më shumë se Leëis Hamilton; 2 suksese për Fernando Alonson dhe një për Nico Rosberg.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme