F1, përmirësohet pista e Stambollit

Formula 1 | 5 vite më parë

Pista e Turqisë në Formula 1, pritet t’u japë pilotëve më shumë siguri nga gara e vitit të kaluar. Duke qenë se nuk është përdorur për garat e F1 që nga viti 2011, Istanbul Park u rishfaq në vitin 2020 si pjesë e përgatitjeve për rikthimin e këtij sporti. Por puna në pistë u përfundua vetëm disa javë para garës. Pilotët vuajtën shumë për përshtatjen me pistën e fortë atje, pasi ata nuk mundën t’i mbanin gomat e tyre Pirelli në temperaturat e duhura.

Kompania italiane e gomave tha se do të arrinte të gjente zgjidhejn e duhur për sezonin e ardhshëm. E problemi u përkeqësua më tej sezonin e kaluar pasi shiu i rrëmbyer përfshiu pistën si në kualifikuese ashtu edhe në garë, duke i bërë kushtet edhe më të vështira për pilotët. Drejtori i garës Michael Masi kohët e fundit informoi ekipet e F1 se si pjesë e një pakete përditësimesh “e gjithë sipërfaqja e pistës është trajtuar për të arritur nivelin e duhur”.

“Ne rregullisht çdo sezon u dërgojmë ekipeve përditësime për çdo ndryshim që ndodhin në pista” – tha Masi. “Pista në Turqi është përdorur shumë kohët e fundit, në mënyrë që sipërfaqja e saj të rrihet sa më shumë nga gomat. Kjo që bëhet rregullisht edhe në Singapor”. I pyetur nëse ishte gabuar që u bë gara në vitin 2020, Masi shtoi: “Unë mendoj se ishte thjesht çështje kohe vitin e kaluar. Dhe atje çdo gjë u korrigjua tashmë”.

Pas garës së vitit të kaluar, drejtori menaxhues i F1, Ross Braën këmbënguli se mungesa e kontrollit kishte qenë një sfidë e mirë për pilotët. “Unë vlerësoj që pilotët nuk ishin të kënaqur me nivelet e përgjithshme të kontrollit,” tha ai. “Por ishte pasojë e vendimit të vonshëm për të garuar atje pasi kalendari u rishikua si pasojë e pengesave nga pandemia.

Disa prej tyre u pajtuan me këto kushte, të tjerë jo. Të kesh një sipërfaqe sfiduese siç kemi këtë fundjavë nuk ështe gjë e keqe. Ajo tregon maksimumin e talentit të një piloti”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme