F1, Sainz: Mundësi e mirë për të sulmuar McLaren

Formula 1 | 5 vite më parë

“Është një mundësi e mirë për të sulmuar McLaren. Ata kanë epërsinë në renditje, por ne ishim më të shpejtë në garat e fundit. Ata bënë mirë në Rusi, ne në Turqi dhe Austin, por nëse dikush bën një gabim, tjetri do t’i kalojë ata. Është një betejë e mirë, mund ta fitojmë, por nuk e di kush është favorit”.

Këto janë fjalët e Carlos Sainz në një konferencë për shtyp në prag të Çmimit të Madh të Meksikës, raundi i tetëmbëdhjetë i sezonit të Formula 1. Spanjolli analizoi mundësitë e Ferrarit në garën radhës si dhe luftën me McLaren për vendin e tretë në renditjen e konstruktorëve.

“Sidoqoftë, vendi i tretë është më simbolik se çdo gjë tjetër, sepse ne duam të rikthehemi në luftën për fitore dhe nëse është e vërtetë që vendi i tretë është më i mirë se i katërti, për ne duhet të jetë më shumë një stërvitje për të ardhmen. – shtoi Sainz – Këtë vit kemi treguar një reagim të mirë, në zhvillim, në strategji dhe në menaxhimin e gomave, njësia e fuqisë është përmirësuar, po shkojmë në drejtimin e duhur dhe rregullat e reja do të jenë një më tej. Jemi të shpejtë, edhe në kualifikuese, një rezultat i mirë është i mundur”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme