FA Cup: City kalon lehtë edhe pa Haaland, “poker” ndaj Chelsea

Angli | 4 vite më parë

Manchester City fiton dy herë në tri ditë kundër Chelseat. Megjithatë, nëse suksesi 1-0 në Stamford Bridge vjen në fund të një ndeshjeje të vështirë, nuk ka histori në Etihad në FA Cup: një 4-0 e pastër për djemtë e Guardiolës, të cilët eliminuan formacionin e Potter pasi e kishin eliminuat tashmë, para pushimit për Botërorin, nga Kupa Carabao.

Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të: sërish nga gjuajtja e lirë, si në Kupën e Ligës, Mahrez gjeti këndin e sipërm me një të majtë të shkëlqyer që mundi Kepën. Kalojnë vetëm 4 minuta dhe në një goditje këndi, Havertz prek topin me dorë, duke i dhënë penalltinë vendasve. Nga pika e bardhë, Julian Alvarez nuk gaboi, duke dyfishuar epërsinë në minutën e 30-të. Edhe goli i tretë mbërrin para pushimit, Foden nuk gabon nga disa hapa larg.

Në fillim të pjesës së dytë, Potter tenton të shkundë Chelsean me dy zëvendësime. Kovacic dhe Havertz mbeten në dhomat e zhveshjes, me Fofana dhe Zakaria në fushë, por gjërat nuk përmirësohen, përkundrazi: në finale pokeri vjen me një tjetër penallti, shkaktuar nga Koulibaly ndaj Foden. Këtë herë Mahrez godet nga pika e bardhë, duke firmosur dopietën personale dhe duke celebruar festën e Manchester Cityt.

Guardiola mposht Chelsean 4-0 dhe për më tepër pa “punësuar” shumë titullarë si Ederson, De Bruyne, Gündoğan dhe Haaland. Blutë e Potter, tani jashtë FA Cup dhe Carabao Cup, përshëndesin kompeticionin e dytë dhe përsëri për faj të City.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme