FA Cup, Conte falenderon Kane: Tottenham eliminon Portsmouth

Angli | 4 vite më parë

Një gol i kapitenit Harry Kane thyen Portsmouth dhe i jep Tottenham kualifikimin në raundin e katërt të FA Cup. Sulmuesit anglez i mjafton një top, në fakt topi i parë i ndeshjes: ai mbërrin në minutën e 50-të nga një shkëmbim me Sessegnon dhe Kane është i aftë për ta dërguar atë me forcë në këndin e sipërm, duke thyer ekuilibrin dhe duke e çuar garën drejt greminës. Conte gëzohet teksa vazhdon garën e tij për kupën, ndërsa për Portsmouth, një klub i League One (niveli i tretë i futbollit anglez pas Premier League dhe Championship), ëndrra është ndërprerë.

Në sfidat e tjera, bie në sy suksesi 2-1 i Southampton përballë Crystal Palace. Fitore dhe për Leicester, që ka mposhtur 1-0 Gillingham. Burnley kaloi me sukses pengesën Bournemouth me një fitore 4-2, ndërsa Fulham mposhti 2-0 Hull City.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme