Fabrika e parë e prodhimit të vaksinave kineze në Europë, po ndërtohet në Serbi

Fabrika e parë e prodhimit të vaksinave kineze në Europë nisi ndërtimin në Serbi, ditën e enjte.
Sipas planit, rreth 30 milion doza të vaksinës Sinofarm do të prodhohen çdo vit që prej prillit të vitit 2022, me të cilat do të furnizohet Serbia dhe vende të tjera në rajonin e Ballkanit dhe Europë.
Gurthemeli i parë për fabrikën e re u vendos nga presidenti serb Aleksander Vuçiç në prani të ambasadorit Chen Bo. Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia, bashkë me partnerë nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po bëhej pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur problemet globale.
Në janar të këtij viti Serbia nisi fushatën e imunizimit masiv me vaksinën e Sinopharm e cila është përdorur gjerësisht mes shtetasve serb bashkë me prodhime të kompanive të tjera. Në qershor Serbia nisi prodhimin e vaksinës ruse Sputnik-v në Insitutin e Virologjisë në Beograd.
Vaksinat kineze, Sinofarm dhe Sinovak janë aprovuar për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




