“Fanatics” në stadium për të mbështetur Egnatian, Tirana shpreson

Do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” finalja e Kupës së Shqipërisë. Kukësi sfidon Egnatian për trofeun e parë të këtij sezoni. Një ndeshje që vlen shumë për të dyja skuadrat, përveç trofeut në lojë janë edhe shifra të konsiderueshme parash.
Por interes të veçantë për sfidën Kukësi-Egnatia ka edhe Tirana. Nëse rrogozhinasit fitojnë Kupën e Shqipërisë, atëherë bardheblutë do të shkonin në Conference League, ndonëse mbyllën sezonin e rregullt jashtë “Final 4” (Skënderbeu nuk luan dot në Kupat e Evropës dhe përfiton Tirana që renditet e 5-ta).
RTSH Sport mëson se grupimi i organizuar i tifozerisë bardheblu “Tirona Fanatics” do të jetë i pranishëm në stadium në sfidën e sotme, në mbështetje të Egnatias, pasi një sukses i rrogozhinasve do të çonte Tiranën në Evropë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




