Fansat e provokojnë duke përmendur emrin e Fury, ja reagimi i

Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka qenë fundjavën e kaluar me pushime në Marbella (Spanjë). Por boksieri britanik ka rënë pre e disa provokimeve të fansave të rivalit të tij Tyson Fury. Të dy janë kampionë botë në peshën e rëndë.
Fansat e Fury, në momentin që Joshua kalonte, kanë kënduar disa herë me të madhe në kor: “Ka vetëm një Tyson Fury”. Duket se ky provokim nuk është pritur mirë nga Joshua, që pasi ka dëgjuar këngën u ka treguar fansave të Fury gishtin e mesit. Një “përshëndetje” normale kjo e boksierit britanik, që ecte i qeshur, bënte foto me fansat e tij dhe mbante syze dielli.
Mediat britanike kanë konfirmuar se dy boksierët kanë arritur një marrëveshje për të zhvilluar dy duele mes tyre në vitin 2021. Sfida që do të unfirikojnë titujt kampionë bote në Divizionin e peshës së rëndë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




