Fati i Tuchel nuk ndryshon: Ka një marrëveshje dhe ajo mbetet

Dukej se Julian Nagelsmann ishte kandidati kryesor për pankinën e Bayern vitin e ardhshëm, por sot DFB (Shoqata Gjermane e Futbollit) njoftoi rinovimin e kontratës së trajnerit deri në Kupën e Botës 2026 Njoftimi zyrtar mbërriti vetëm pak orë më parë, para Thomas Tuchel, trajneri aktual i bavarezëve, doli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen kundër Union Berlin.
Tuchel u pyet nëse pas arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ekziston mundësia që të mbetet në stolin e Bayern. Një skenar, megjithatë, i mohuar kategorikisht nga ish-trajneri i Chelsea dhe Paris Saint-Germain: “Kam një marrëveshje me klubin. Është komunikuar edhe publikisht dhe mbetet e vlefshme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




