Fauna në Liqenin e Shkodrës, shumë shpejt do të hidhen 3 mijë ekzemplarë të peshkut “Blin”

Sociale | 3 vite më parë

Gjuetia e paligjshme ndotja e liqenit si dhe disa faktorë të tjerë kanë bërë që disa lloje peshqish sot të mos ekzistojnë në liqenin e Shkodrës. Një prej tyre është Blini, ky peshk i cili në Evropë rritej vetëm në liqenin më të madh në Ballkan.

Drejtuesi i Organizatës së Menaxhim Peshkimit Arjan Çinari thotë se po punon në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë për hedhjen e rreth 3 mijë ekzemplarëve në liqenin e Shkodrës.

Në fillimin e viteve ’90, zona ku Blini jetonte filloi të tkurrej gjithnjë e më shumë deri sa, para 10 viteve u arrit në konstatimin se nuk ka mbetur më asnjë ekzemplar peshku i tillë në Liqenin e Shkodrës. Ky shkatërrim i ekosistemit ka ardhur si pasojë e gjuetisë pa kriter, përdorimit të dinamitit dhe në veçanti të korrentit.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme