Faza e 2-të e regjistrimeve në shkolla, regjistrimi online mbyllet më 25 Gusht

Faza e dytë e regjistrimeve për nxënësit e klasave të 1-ra dhe të 10-ta u hap të hënën e kësaj jave me 15 gusht, për tu dhënë mundësi të gjithë prindërve edhe atyre që hezituan në fazë të parë t‘i regjistrojnë në këtë përfundimtaren.
Regjistrimi online përmes portalit e-Albania kufizoi mundësinë e tyre për të përzgjedhur institucionin shkollor. Në fazën e parë nxënësit u regjistruan vetëm në ato institucione arsimore që u nxirrte sistemi, duke respektuar plotësisht kriterin e vendbanimit.
Në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame“ u regjistruan 56 nxënës gjatë fazës së parë nga 100 që është kapaciteti i shkollës, i planifikuar për 3 klasa të para.
Ndërsa në këtë fazë të dytë është parashikuar të bëhen tolerime për raste të veçanta. Përmes portalit e-Albania që në ditën e parë të kësaj faze janë lejuar kërkesa për regjistrim në shkolla larg zonës së banimit.
Pas përfundimit online të aplikimit, emri i fëmijës shfaqet në sistem sëbashku me adresën e tij dhe më pas veprohet për ta pranuar apo jo kërkesën. Në raste kur kërkesa pranohet, prindi njoftohet nëpërmjet emailit.
Regjistrimet do të mbyllen me 25 gusht në mënyrë që gjithçka të jetë gati me 12 shtator kur dhe nis viti i ri shkollor.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




