FBI paralajmëron për rritje të kërcënimeve pas kontrollit të pronës së Trump

Botë | 4 vite më parë

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një rritje të kërcënimeve të dhunshme ndaj zbatimit të ligjit, pas kontrollit të pronës së Donald Trump në Florida, Mar-a-Lago. FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare lëshuan një memorandum për zbatimin e ligjit në të gjithë vendin. FBI tha se kishte pasur një “rritje të kërcënimeve të dhunshme të postuara në mediat sociale kundër zyrtarëve federalë”.

Të hënën e kaluar, ishte hera e parë që shtëpia e një ish-presidenti u kontrollua nga FBI në një hetim penal. Njëmbëdhjetë grupe dosjesh të klasifikuara u gjetën në pronën në Palm Beach, sipas urdhrit që u bë publik më vonë. Trump mohon se dosjet janë keqpërdorur. “FBI dhe DHS dëshërojnë të sigurojnë se zbatimi i ligjit, gjykata dhe personeli i qeverisë, të jenë të vetëdijshëm për gamën e kërcënimeve dhe incidenteve kriminale dhe të dhunshme,” thuhej në memorandum, i cili u pa nga mediat amerikane, përfshirë partnerin e BBC-së, CBS.

FBI shtoi se disa nga kërcënimet ishin “specifike në identifikimin e objektivave, taktikave ose armëve të propozuara”, duke përmendur edhe gjyqtarin që autorizoi kontrollin. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme