Ferguson dhe lojtari i tij i preferuar i të gjitha kohërave:

Sir Alex Ferguson është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit: në karrierën e tij tridhjetë e nëntë vjeçare, mes stolave të St. Mirren, Aberdeen por mbi të gjitha Manchester United, trajneri skocez ka pasur nderin, por edhe barrën e përballjes me kampionë të mëdhenj. Kur u pyet se cili ishte lojtari i tij i preferuar i të gjitha kohërave, trajneri i befasoi të gjithë: jo një kampion, jo një lojtar i faqes së parë, por një anëtar i “bërthamës së tij të fortë” që grumbulloi 529 paraqitje dhe 33 gola midis viteve 1990 dhe 2002 me Djajtë e Kuq.
“Sinqerisht do të thoja që Denis Irwin do të ishte i vetmi që do të kishte gjithmonë një vend të qëndrueshëm në ekipin tim. Në një ndeshje në Highbury Park, ai humbi një pasim dhe e lejoi Bergkamp të shënonte. Pas ndeshjes mediat më pyetën nëse isha i zhgënjyer nga ai episod. Unë u thashë atyre, ‘epo, një gabim në 10 vjet nuk është keq’. Ai ishte një lojtar i mrekullueshëm,” tha Ferguson. Pra, jo Ronaldo, as Tevez, asnjë nga “Calypso Boys” (Yorke dhe Cole), as Beckham apo Roy Keane, por një mbrojtës krahu i besueshëm dhe shkëmbor që me Djajtë e Kuq fitoi 7 kampionate angleze, 3 kupa angleze, 1 Kupë Lige, një Ligë Kampionesh, 1 Kupë Interkontinentale, një Kupë Kupash dhe një Superkupë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




