Fermerët në Dushnik të Beratit drejt falimentimit, shkak rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve të çdo produkti ushqimor por edhe rritja e çmimeve të pesticideve e plehrave kimikë po çon drejt falimentimit fermerët e zonave rurale. Duke qenë se çdo pleh kimik është trefishuar por edhe çmimi i naftës që duhet për të punuar tokat me traktor ka arritur çmime stratosferike, shumica e tokave bujqësore po lihen “djerrë” dhe nuk po punohen më nga fermerët.
Fermerët e fshatit Dyshnik fajësojnë shtetin për gjendjen e krijuar dhe deklarojnë se me pensionet që ata marrin mezi po ushqehen.
Tradita dhe krenaria në fushën e frutikulturës dhe bujqësisë në fshatin Dyshnik duket se po rrezikohet prej krizës financiare, çmimet e larta të plehrave kimikë dhe naftës por edhe braktisjes së të rinjve që prej kohësh po e lënë fshatin.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




