FEST 62 mirëpritet në Korçë, qytetarët vlerësojnë performancën dhe skenografinë

Muzikë | 3 vite më parë

Nata e dytë e Festivalit të 62-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar rezervoi një spektakël magjik, me muzikë e performanca madhështore. Me interes është ndjekur ky Festival edhe nga këngëtarët korçarë që dikur kanë qenë edhe vetë pjesëmarrës në të, sikurse është këngëtari Dhimitër Disho.

“Gjërat kanë ecur, progres ka. Ky festival kishte prurje shumë të bukura këngëtarët e rinj, zërat që mua më pëlqyen”, tha këngëtari Dhimiter Disho.

Një vlerësim për këtë festival dhe organizimin e tij e ka dhënë dhe dirigjenti i mirënjohur korçar Kostika Tanto.

“Si gjithmonë Festivali  kombëtar është festival kombëtar dhe sigurisht duhet të ketë seriozitetin, duhet të ketë atë anën dal vivo që themi ne, kështu që këto janë gjëra shumë pozitive”, tha dirigjenti Kostika Tanto.

Ky edicion i 62- i Festivalit është ndjekur me interes nga çdo grup moshë në qytetin e Korçës, të cilët kanë vlerësuar performancat e artistëve dhe materialet muzikore që kanë prezantuar në dy netët e para.

Në fund të natës së dytë është hapur edhe votimi, pasi janë shfaqur të 31 këngët konkurruese dhe do të qëndrojë i hapur deri në fund të natës finale ku do të shpallen fituesit e kësaj gare.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme