Fest 62 për gjithë shqiptarët. Festivali do të transmetohet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Festivali i 62 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të arrijë tek çdo shqiptar kudo në botë. Katër netët e Festivalit do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë. Ndërsa në Radio 2 dhe RTSH 24, çdo mbrëmje do të transmetohet një emision i dedikuar, ku këngëtarët dhe artistët pjesëmarrës do të ndajnë emocionet e tyre pas performancës në skenën magjike.
Ndërkohë tre netët e para të Fest 62 do të kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt edhe teleshikuesit nga Kosova përmes valëve të kanalit muzikor të RTK dhe nata finale do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës.
Po ashtu nata finale do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe do të vijë përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe, TVM.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




