Festa e Pavarësisë së SHBA, Yuri Kim: Të vendosur të çojmë përpara demokracinë

Politikë | 4 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë këtë vit 246 vjetorin e Pavarësisë. Ne festimet e kësaj dite ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria duhet të nxisin njera tjetrën për të kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë në mënyrën veprore.

“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë, amerikanë dhe shqiptarë kanë luftuar aq shumë. Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Gëzuar! Edhe një qind!“, uroi Yuri Kim në një status në rrjete sociale.

Të pranishëm ishin Presidenti Meta si dhe presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj, si edhe personalitete të politikës të cilët u pritën në ceremoni nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në këtë festë morën pjesë edhe të rinj që përfaqësonin Klubin e Ambasadorëve të Natyrës të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara si edhe të Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme