Festat, ku po i kalojnë shkodranët, qytetet më të kërkuara, Prizreni, Vlora, Korça

Sociale | 3 vite më parë

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit.

Interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shpejt dhe kanë qenë kryesisht të orientuara drejt Evropës, por edhe rajonit, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia kanë qenë të preferuara.

Sa i takon qyteteve tona, më të kërkuara janë Vlora dhe Korca.

“Si  çdo vit që kemi festat e nëntorit si destinacion kemi Vlorën primare por ka edhe jashtë Shqipërisë por edhe Prizreni është shumë i frekuentuar”, tha Genta Mostali, operatore turistike.

Festat kanë bërë që numri i hyrjeve dhe daljeve në territorin e Shqipërisë përmes doganës së Muriqanit të rritet. Ajo që vihet re është se numri I daljeve nga territori i vendit është më i lartë krahasuar me ata që vijnë në Shqipëri.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme