Festë në Himarë për Kryetarin e ri të Bashkisë, Tavo pritet nga mbështetësit

Politikë | 2 vite më parë

Fill pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve, me rezultatin 5.022 vota, socialisti Vangjel Tavo është rrethuar nga mbështetës të shumtë të tij të cilët e kanë përgëzuar për fitoren “e pritshme”. Kjo pasi, Tavo e kishte paralajmëruar më herët fitoren si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët e kanë pritur Tavon jashtë ambienteve të Komisiont  Zonal të Administrimit Zgjedhor nr.88.

Por ndonëse socialisti deklaroi se nuk do të ketë asnjë festë, përkrahës e mbështetës të shumtë të tij, kanë hedhur fishekzjarrë si shenjë feste për fitoren e Tavos.

Tavo fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarë me rezultatin 5.022 vota (58.62%) kundrejt 3.545 (41.38%) votave që shkuan për kandidatin opozitar Petraq Gjikuria.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme