Festivali i Akuarelit, artisti turk i dhuron Muzeut të Krujës pikturën e Skënderbeut

Sociale | 5 vite më parë

Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelit, artisti i mirënjohur turko-kanadez Atanur Dogan, ka dhuruar për Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një pikturë kushtuar Heroit Kombëtar në nder të  datës së lindjes së tij 6 maj 1405.

Kjo pikturë është realizuar ditën e sotme, gjatë edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit që po mbahet në Tiranë.

Ajo që bie në sy është se gjatë kohës që artisti i njohur me origjinë turke pikturonte, nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë këndonin himnin kombëtar, por dhe mjaft këngë të njohura me nota patriotike si “Marshi I UÇK-së”, “Mora fjalë”, etj.

Festivali i Akuareli sjell në Shqipëri 200 artistë nga 40 shtete, të cilët ekspozojnë punimet e tyre në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe Galerisë së Artit të Tiranes.

Punimet do të qëndrojnë të hapura për publikun deri më 14 Maj 2022. Ky atkivitet organizohet nga Shoqata Kulturore Vizart me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës. https://www.facebook.com/MuzeuEtnografikKruje/videos/1033747490560296


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme