Festivali i Pranverës/ Juria “Pranverë digjitale” jep verdiktin, ja kush mori pikët maksimale nga anëtarët

Kulturë | 3 muaj më parë

Juria “Pranverë digjitale” ka dhënë verdiktin e saj për 12 finalistët duke ndarë pikët mes këngëtarëve.

Nga votimi i pesë anëtarëve të jurisë, pikët maksimale i ka marrë Jet me këngën “Në derë do t’i qaj”.

Amos Zaharia i ka dhënë pikët maksimale këngëtares Arsi Bako me këngën “Humb”, Rizarta Hoxha ka votuar me 16 pikë Herva Novakun me këngën “Dy hapa”, ndërsa 3 anëtarët e tjerë, Sarah Berisha, Arjon Muça dhe Krista Merkoçi i kanë dhënë 16 pikët maksimale këngëtarit Jet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme