Festivali i Pranverës, Kamela Islamaj sjell në skenë këngën fituese të vitit 1987 “Kudo je ti”
Mes momenteve nostalgjike të Festivalit të Pranverës ishte edhe rikthimi i këngës “Kudo je ti”, fituese e çmimit të parë në edicionin e vitit 1987, e interpretuar asokohe nga Luan Zhegu.
Në kuadër të rikthimit të festivalit pas 23 vitesh, këngëtarja Kamela Islamaj solli një interpretim të ri të kësaj kënge të dashur për publikun shqiptar, duke i dhënë jetë një prej perlave të muzikës së lehtë shqiptare.
Me muzikë të Osman Mulës dhe tekst të Jorgo Papingjit, “Kudo je ti” mbetet një nga këngët më të njohura të historisë së Festivalit të Pranverës, duke ruajtur ndër vite emocionin dhe lidhjen me breza të tërë dëgjuesish.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




